Saturday, June 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKonfirmohet lajmi i 'Shkodra Sport', Geralb Smajli prezantohet tek Egnatia

Konfirmohet lajmi i ‘Shkodra Sport’, Geralb Smajli prezantohet tek Egnatia

Geralb Smajli sot mbylli bashkëpunimin me Ballkanin në Kosovë dhe po sot u prezantua tek skuadra e tij e re që do të jetë Egnatia. Në fakt Gazeta “SHKODRA SPORT” e paralajmëroi disa orë më përpara dhe tashmë kjo lëvizje është zyrtarizuar edhe nga vetë klubi kampion.

Smajli, siç e shikoni nga fotoja, ka qenë i shoqëruar në këtë prezantim edhe nga menaxheri i tij, shkodrani Alsid Tafili. Ky i fundit duket se i ka raportet e mira me drejtuesit e Egnatias sepse ka dërguar disa lojtarë në Rrogozhinë.

Megjithatë ajo që vlen për momentin është se për Smajlin pas Vllaznisë dhe Ballkanit, tashmë nis një epokë e re, pikërisht tek skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë ku padyshim që do të tentojë të tregojë vlerat e tij më të mira.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments