Liverpuli siguroi fitoren e tretë radhazi në 3 takimet e para të kampionatit anglez. Të kuqtë mposhtën bindshëm Arsenalin me rezultatin 3-1.
“Topçinjtë” gëzuan vetëm 3 minuta pasi Sadio Mane barazoi golin e Aleksandër Lakazet. Në minutën e 34-rt Endrju Robertson kaloi kampionët e Anglisë në avantazh.
Në pjesën e dytë, Liverpuli mundi ta administronte lehtësisht rezultatin dhe 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt, blerja e re Diogo Jota realizoi golin e sigurisë dhe të parin personal me të kuqtë.
FT| LIVERPUL-ARSENAL 3-1
Mane 28′, Robertson 34′, Jota 88′ / Lakazet 25′