Berat Gjimshiti vazhdon që të konfirmojë se është futbollisti më i mirë që ka Shqipëria. Ky mbrojtës nuk e njeh asnjëherë luhatjen në formë dhe po vazhdon që të luajë në nivelet më të larta të futbollit.

Pavarësisht se kishte thuajse një muaj larg fushës së blertë dhe po rrezikonte jo pak me kthimin ndaj Manchester United, Gasperini nuk mund të bënte më shumë sesa 45 minuta pa Gjimshitin.

Mbrojtësi hyri në fushën e lojës me nisjen e pjesës së dytë dhe tregoi vlerat e tij. Sipas “Tuttomercatoëeb” është lojtari i tretë më i mirë me notën e marrë, 6.5, ndërsa Koompeiners vlerësohet me 7 dhe Zapata me 7.5.

Në vlerësimin për Gjimshitin shkruhet: “Nuk bënë asgjë gabim dhe mbron shumë mirë. Ishte rikthim i shkëlqyer”. /Sport Ekspres/