Një nga ndeshjet që u ndërpre në kampionatin 5×5 në Shkodër ishte ajo mes Manchester United dhe MFC Panthers. Takimi u ndërpre pasi pati disa grindje në fushë dhe minutat e mbetura të këtij çifti janë luajtur ditën e sotme.

Kështu Panthers kanë arritur të kthejnë rezultatin e ndeshjes në favorin e tyre. Ata kanë fituar në shifrat 6-4 duke marrë kështu 3 pikët e rradhës në kampionat.

Ndeshja ka pasur për të luajtur 23 minuta pasi ishte ndërprerë në minutën e 37 të saj. Takimi ka qenë në shifrat 4-3 për Manchester kur është rifilluar, por dopieta e Albert Kaçit dhe 1 gol i Redi Osmanages kanë kthyer rezultatin për Panthers.

Me këtë fitore ata shkojnë në vendin e dytë në kampionat me 9 pikë, po aq sa ka edhe ekipi i Don Boskos dhe Shqiponjat.Kane kaluar vetem 5 jave kampionat dhe gara po duket shume interesante dhe me siguri qe e tille do te jete deri ne fund.
Endri ÇINARI