Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit u mbyll në barazim pa gola. Në përfundim të kësaj sfide ka folur trajneri i të kuqve, Dritan Mehmeti cili bëri një analizë për atë çfarë ndodhi.

“Normalisht ashtu siç u interpretua, në pjesën e parë ishin ata më dominues për shkak se skuadra nuk u vendos siç duhet. Në pjesën e dytë ishim më dominant. I tillë është futbolli. Është e pafalshme të humbësh ato raste si rasti i Zhuniorit. Falënderoj çunat dhe tifozët për atë që dhanë sot. Derbi është derbi dhe duhet të shohim përpara.”

Skuka

“E gjitha situata e pjesës së parë erdhi pasi ndërmjet linjave nuk arritëm të lidheshim me Kallakun dhe në situatë ta tilla ndryshuam në pjesën e dytë. Spostimi i Malës na dha shpejtësi veprimi. Patëm mundësi të artë me Zhuniorin që mund të konkretizonte golin.”

“Duhet të ishim në linjat e mesfushës më të sinkronizuar. Në pjesën e dytë ishim dominant, Zhunior duhet të bëjë diferencë, nuk po kalon në një moment të mirë. Për Carën ka qenë zgjedhja ime pasi mendova të kap në kundërsulm Tiranën.”

Pasat vertikale për Skukën

“Skuka është një lojtar që kërkon gjithmonë thellësi, është natyra e tij dhe duhet të mbështetet nga mesfusha. Kërkon të driblojë me shpinë nga porta kundërshtarin. Ndoshta dhe presioni i derbit bëri që të mos jepte më të mirën. Unë mendoj që ka pasur dhe një kombinim të mirë me Masangën dhe Rrapajn. Më pëlqen ritmi i skuadrës dhe duhet të rrisim cilësinë e lojës.”

“Jo vetëm për mënyrën si kemi interpretua, meritonim më shumë në 2-3 ndeshje. Kemi shpërdoruar shumë raste ,si ky i fundit me Zhuniorin, me Vllazninë me Carën. Të kesh kaq shumë situata para portë së kundërshtarit do shumë mund duhet të rrijmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë përpara.”

Kupat e Europës

“Unë kam pasur besim që në fillim tek kjo skuadër, janë djem shumë të mirë dhe që punojnë. Më vjen keq pasi Partizani duhet të arrij aty ku e meriton. Një skuadër që prodhon futboll duhet të rrijë me këmbë në tokë. Nuk mendoj gjatë dhe nuk e mendoj fundin akoma.”