Ada ka marre nje barazim me shume vlere ne ndeshjen e sotme ndaj Ilirise ne luajtur ne transferten e Fushe- Krujes dhe “heroi” i saj padyshim qe mund te konsiderohet portieri Enio Marku.

Ne minuten e 93-te te ndeshjes, pikerisht atehere kur rezultati ishte 0-0 dhe u mendua se ajo do te mbyllej ne barazim, arbitri ka akorduar nje 11-metersh per skuadren vendase dhe padyshim qe ketu te gjithe ne kampin velipojak menduan se do ta humbisnin kete perballje.

Por nuk do te mendonte keshtu portieri shtatelarte Enio Marku. Ai ka reaguar sakte duke u hedhur ne krahun e duhur dhe e ka grushtuar topin. Kaq ka mjaftuar dhe i gjithe takimi do te mbyllej ne barazim 0-0.

Ne kete menyre, portieri 23 vjeçar shkodran qe sezonin e kaluar ka qene pjese e Beselidhjes, tashme po jep kontributin e tij tek Ada sa here qe i kerkohet dhe po e ben ne menyren e duhur. Marku u fut ne loje ne minuten e 71-te nga ana e trajnerit Shytani ngaqe portieri i pare Besnik Ndoj pati arsye shendetesore.

Zevendesim ky qe dha frutet e veta dhe Ada mori nje pike me shume vlere ne kete takim. Interesant eshte fakti se dy jave me pare ka qene portieri Ndoj qe priti 11-metersh dhe i dha velipojakeve barazimin ndaj Shenkollit.

Kjo do te thote se Ada pikerisht fale formes se shkelqyer te portiereve te saj, po ecen perpara dhe po i ngjit shkallet e renditjes duke e lene pas fundin e saj.
Gjergj KOLA