Liverpuli rrezikon të përjashtohet nga Kupa Karabao, për shkak të aktivizimit të një lojtari i cili kishte probleme me dokumentacionin dhe nuk kishte përmbushur disa kritere për të luajtur për “The Reds”.jurgen-klopp-170919
Sipas asaj që shkruan “The Athletic”, Federata Angleze e Futbollit ka hapur një hetim në drejtim të Liverpulit, për shkak se kanë aktivizuar një lojtar me probleme me dokumentacionin, në ndeshjen kundër Mek Dons, në Kupën Karabao.
Skuadra e Klop e fitoi ndeshjen me rezultatin 2-0, por tekniku gjerman kishte aktivizuar një lojtar, i cili tashmë mund t’i sjellë probleme.
Emri i lojtarit nuk bëhet i ditur, por mediat angleze raportojnë se Liverpuli rrezikon një gjobë ose përjashtimin nga Kupa për këtë vit.
Në raundin e ardhshëm në këtë Kupë, Liverpuli do të përballet me Arsenali por në rast se skuadra e Klop dënohet, atëherë në vendin e tyre do të luajë Mek Dons.