Armando Vajushi vazhdon formën e mirë në ligën e dytë rumune. Sulmuesi shkodran shënoi ditën e sotme në humbjen 1-4 që skuadra e tij pësoi nga Aerostar.

Shkodrani Vajushi fitoi penalltinë në minutën e 85-të dhe e mori përsipër vetë që ta gjuante.

Nga pika e bardhë e penalltisë, shkodrani nuk gabon dhe tund rrjetën duke shënuar kështu golin e 5-të me Petroul në Rumani.

Ky është sezoni i dytë që shkodrani luan te Petrolul, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me Teutën dhe Vllazninën, por edhe me skuadra si Pro Vercelli, Avellino, Chievo dhe Livorno në Itali./newsport/