Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Loja e Juves ma shpif', Kasano godet sërish: Alegri do të shkarkohet

‘Loja e Juves ma shpif’, Kasano godet sërish: Alegri do të shkarkohet

Antonio Kasano nuk ndalet kur i duhet të sulmojë, e as nuk mendohet dy herë përpara se të zgjedhë termat.

Në daljen e fundit në “BOBO TV”, fantazisti ka shfrytëzuar rastin për të analizuar në mënyrën e tij fitoren e Juves ndaj Veronës.

“Për Juventusin po më shtohet neveria që vazhdon nga ndeshja në ndeshje.

Juve fitoi në Verona pa gjuajtur një herë në portë dhe ky është turp i madh. Trajneri i tyre është i lumtur, por në fund të sezonit do të bëhen bilancet dhe fati i tij është i vulosur që tani.

Turp është se si Alegri po e bën ekipin të luajë.

Nga ana tjetër nuk mund të mendoj se miliona tifozë të Juventusit janë të kënaqur me këtë nivel paraqitjesh që po shohin”, ka deklaruar Kasano.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments