Shkruar nga Endri ÇINARI
Situata aspak pozitive tek Vllaznia në fazën e dytë të sezonit, ku shkodranët duket se janë një “tjetër” ekip në fushën e lojës krahasuar me fazën e parë të sezonit, duket se do ndryshojë diçka në stilin e lojës që aplikojnë shkodranët. Kjo pasi ekipi i drejtuar nga Edi Martini, ka aplikuar gjatë gjithë edicionit skemen 3-5-2, një stil të cilin trajneri shkodran e preferon shumë. Ku në fillimin e sezonit, kuqeblutë u shprehën siç duhet në fushën e lojës, duke bindur jo vetëm me rezultate, por edhe me lojë.
Megjithatë me kalimin e javëve të Superiores, forca e skuadrës u zbeh në mënyrë të konsiderueshme dhe nga ekspertët e futbollit në qytet dhe jo vetëm, kjo vjen edhe si rezultat se skuadra nuk po arrin të ndryshojë stilin e lojës në asnjë ndeshje. Me 9 herë kampionët e vendit që në asnjë moment nuk kanë dalë jashtë kuadrit të sistemit 3-5-2 të lojës. Por, duke parë që skuadra po vuan shumë në këto momente, duket se një ndryshim i stilit të lojës dhe skemës do aplikohet që në ndeshjen e fundit të këtij viti kundër Flamurtarit.
Kjo duke sjellë me shumë mundësi një vendosje me 4 mbrojtës në prapavijë me shkodranët. Dhe një fazë sulmuese që do shihet aktivë 3 futbollistë në repartin e avancuar, ku përpos sulmuesit kryesor të skuadrës do kishte edhe dy mbështetës nga krahët.
Ku futbollisti i cili mund të “përfitonte” më shumë do ishte Kastrati, me kosovarin që duket i “sakrifikuari” i madh në sistemin 3-5-2. E në këtë mënyrë do ishte akoma më shumë afër portës, për të shfrytëzuar në maksimum edhe aftësitë e tij individuale. Ku kuqeblutë duket se po mendojnë seriozisht që për të dalë nga momenti i vështirë ku ndodhen, duhet nisur nga ndryshimi i lojës dhe sistemit të saj.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


