Tre fitore të boksierëve italianë dhe tre të atyre shqiptarë kanë spikatur në ndeshjet e ditës së dytë të Memorialit Ndërkombëtar “Vllaznia 2019” që është duke u zhvilluar në Shkodër.

Përveç tyre, ka patur edhe dy fitore të boksierëve nga Kosova e Belgjika të cilat kanë kompletuar kësisoj serinë e fitoreve në tetë ndeshjet e kësaj dite.

Në këtë mënyrë, finalet e ditës së nesërme që do të startojnë në orën 11.00 pritet të dhurojnë edhe më shumë emocione ku kombëtarja shqiptare do të konkurrojë me katër sportistë./www.shkodrasport.com/

Dita e dytë
56 kg Krenar Zeneli (Shqipëria)- Leotrim Rexhepi (Kosova) 3-0
56 kg Xan Demirov (Maqed. Veriut)-Muhamet Qamili (Shqipëria) fiton Qamili për tërheqje kundërshtarit
60 kg Giuseppe Canonico (Italia)- Jasin Ljama (Maqed.Veriut) 2-1
64 kg Paolo Dilernia (Italia)- Shpetim Bajoku (Kosova) 2-1
69 kg Arjon Kajoshi (Shqipëria)- Kiril Atanosov (Bullgaria) 3-0
75 kg Kristian Trifonov (Bullgaria)- Filipe Natal (Belgjikë) 0-3
81 kg Milovan Sekuloviç (Mali i Zi)- Besart Pireva (Kosova) 1-2
81 kg Bekim Vjerdha (Shqipëria)- Simone Fiori (Italia) 0-3

Ja ndeshjet finale te dites se neserme: