Pukjanet kane arritur nje tjeter fitore ne kampionat dhe i afron edhe me shume arritjes se objektivit, ngjitjes ne kategorine e pare ne fundin e sezonit.

Terbuni ka arritur nje fitore shume te lehte pasditen e sotme, madje me rezultat shume te thelle, ndaj Ades, me rezultatin 8-2 ne ndeshjen e luajtur ne “Ismail Xhemali”.

Tërbuni ka shënuar tre gola në pjesën e parë dhe pesë në të dytën në këtë festival. Dy golat e vetem per velipojaket jane shenuar ne minutat e fundit dhe autore te tyre kane qene Hasaj dhe Pepa.

Nga ana tjetër Gramshi, rivali kryesor i pukjaneve ka fituar minimalisht ndaj Klosit.Tirana B ka humbur nga Spartaku në fushën e vet me rezultatin 1-2. Ndërkaq Vllaznisë B i ka mjaftuar vetëm një gol për të mposhtur Internacional Tiranën.

Pas ndeshjeve te javes se 17-te, Terbuni kryeson renditjen me 40 pike nderkohe qe Gramshi i vendit te dyte ka 39 pike, ndersa ne vend te trete eshte Partizani B me 36 pike.

FK Tërbuni-KF Ada 8-2
(Kumanova 10’ 50’, Kita 17’,77’, Prendi 44’, 48’, 57’, Palushi 69’/ Hasa 76’, Pepa 79’)