Eni Imami ishte një prej heronjve të Vllaznisë që e dërgoi skuadrën deri në turin e dytë të Conference League.

Pasi vendosi vulën e tij me Siroki Brijeg, dëshira e madhe për të vazhduar rrugën në Europë. Por nga ana tjetër Imami kishte mbyllur marrëveshjen me Dinamon.

Nëse dikush kishte ndonjë pikëpyetje mbi performancën e këtij lojtari pasi kishte firmosur me një tjetër skuadër, përgjigjen e ka marrë që me Siroki Brijeg.

Si për të përmbyllur lidhjen e madhe që kishte me tifozët shkodran, video e fundit që po qarkullon nuk ka vend për më shumë koment.

Eni Imami ka takuar tifozët e Vllaznisë në ndeshjen e fundit me këtë ekip dhe është përlotur, ndërsa lojtarë të tillë që lidhen me fanellën janë të rrallë në Shqipëri.