Tetë herë kampionët e vendit kanë hasur vështirësi financiare që pas dënimit 10 vjeçar nga UEFA dhe tashmë kriza financiare sapo ka dhënë efektet e para tek Klubi i Skënderbeut.

Ditën e sotme futbollistët e klubit korçar kanë refuzuar të dalin në  stërvitje dhe kjo për shkak të pagave të pa dhëna. Nga ajo që mësohet paraprakisht, lojtarët e klubit të Skënderbeut kanë 3 muaj pa u paguar, ndërsa më të vjetërit në ekip kanë dhe muaj të pa shlyer nga sezoni i kaluar.

Newsport.al ka arritur të komunikoj me presidentin e Klubit të Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili nuk ka mohuar situatën në klubin që drejton.

Në fjalën e tij Takaj tha se është e vërtetë ajo që ka ndodhur, ndërkohë për zgjidhjen e situatës do të bisedonin nga e nesërmja. Ndërkohë mohon që të jetë një problem tjetër përveç pagave.

“Është e vërtetë ajo që ka ndodhur. Tani me pagat ka vonesa, siç ndodh sa herë në Superiore. Nuk është diçka që nuk dihet. Nuk kemi patur probleme të tjera.

Zgjidhja? Nesër do të bëjmë një takim me lojtarët, kush ka prapambetje me pagat dhe do të shohim ti japim zgjidhjen”, u shpreh presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj.