Shqipëria ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Islandës. Kuqezinjtë e kanë pësuar sërish në minutat e fundit, pavarësisht rasteve të pafundme që janë shpërdoruar.

Ndërkohë në fundin e takimit, lojtarët kanë shkuar që të duartrokasin tifozët, por këta të fundit nuk i kanë pranuar dhe janë kthyer me vërshëllima.

Berisha dhe Hysaj kanë qenë lojtarët e parë të cilët i janë afruar tribunës ku ishin tifogrupet shqiptare por këta të fundit i kanë pritur me vërshëllima e jo vetëm kaq.

Hysaj e Berisha kapërcyen rrethimin për t’u dhuruar atyre fanellat, por janë pritur me shishe uji, pasi tifozët i kanë lagur lojtarët që u afruan.

Më pas, tifozët u kanë hedhur mbrapsht fanellat futbollistëve të Kombëtares të cilët janë larguar kokulur nga fusha e lojës pas një kontestimi të paprecedent.