Festimet e lojtarëve të Milanit pas fitores ndaj Romës mund të kenë pasoja: Prokurori i Federatës së Futbollit ka hapur një hetim për thirrjet kundër Juventusit të kënduara nga lojtarët kuqezi gjatë udhëtimit në aeroportin e Romës.

Videot e postuara nga vetë lojtarët në mbrëmjen e ndeshjes bënë menjëherë xhiron e internetit. Në imazhet e publikuara nga Leao në profilin e tij në Instagram, portugezi shihet duke kapur të gjithë shokët e skuadrës e tij, duke kënduar një refren kundër Juventusit në notat e këngës së famshme “Sara perche ti amo”.

Videoja shkaktoi indinjatën e tifozëve të Juventusit dhe një ditë pas incidentit rezulton se Prokurori Federal Giuseppe Chine ka marrë tashmë videot për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi në udhëtimin e Milan nga stadiumi në aeroport.

Qëllimi është të “konstatohet çdo shkelje e etikës dhe korrketësisë sportive dhe të identifikohen ata që janë përgjegjës”, siç raporton Ansa.

Lojtarët e Stefano Piolit tani rrezikojnë masa disiplinore pasi kanë kënduar atë këngë specifike kundër Juventus-it: në fund të hetimeve të kryera nga Chine, kuqezinjtë mund të ndëshkohen me një gjobë të madhe.