Në përfundimin e ndeshjes gazetari i “SuperSport” Elvis Rexha ka treguar momentin e incidentin në stadiumin “Redi Maloku”. Gazetari është shprehur së në stadium ka patur vetëm një policë dhe pasi ka ndodhur incidentin në stadium kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë rrethuar ambientet e fushës

“Rreth orës 12:10 skuadra e Skënderbeut ka mbërritur në stadium. Drejtuesit e klubit Kastrioti nuk ishin gati për të hapur derën ku duhet të hynë lojtarët.

Skuadra korçare ka hyrë nga një tjetër derë dhe aty lojtarët janë kapur me tifozët që i kanë ofenduar, dhe më pas janë goditur me gurë, gjithashtu pati konfrontime fizike mes tyre. Nuk e di nëse janë tifozë të Partizanit apo jo, por klubi krutan në faqen e tyre distancohen nga kjo dhunë.

Në pjesë e jashte të stadiumit ishte vetëm një policë i rrugores që ka shoqëruar skuadrën deri ne hyrje të stadiumin dhe më pas i takon skuadrës vendase për të mbajtur sigurinë e skuadrës mike.

Janë disa situata aspak të qarta. Pak minuta pas incidentin ka mbërritur policia dhe ka rrethua të gjithë stadiumin “Redi Maloku”. Për fatin e mirë nuk ka patur asnjë lojtarë të dëmtuar u shpreh gazetari Elvis Rexha./newsport/