Borussia Dortmund ka mundur 3-0 Augsburg dhe ka marrë kryesimin e Bundesliaga-s një javë para fundit të kampionatit gjerman pas humbjes së pësuar nga Bayern Munich kundër Leipzig.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur pasditen e sotme në WWK Arena ka qenë Sebastian Haller, autor i një dygolëshi në minutën e 59-të dhe të 84-5. Në të 94-ën ka ardhur edhe goli i tretë i realizuar nga Brandt.

Augsburg, që lufton për mbijetesë, ka mbetur me dhjetë lojtarë në minutën e 38-të pas kartonit të kuq të marrë nga Uduokhai.

Në javën e fundit të kampionatit, Borussia Dortmund do të presë në shtëpi skuadrën e Mainz-it, ndërsa Bayern do të luajë në transfertë kundër Koln.