Interi regjistroi një humbje që mund të rëndojë në moralin e skuadrës përpara dy finaleve të rëndësishme të sezonit. Në Napoli me formacionin e dytë dhe me Asllanin që nga minuta e parë në fushën e lojës, zikaltërit humën 3-1 duke mos përfituar asnjë “ulje çmimi” nga kampionët të cilët janë në kthjellët edhe pse kanë festuar për ditë të tëra. Ndeshje e kontrolluar nga Napoli që përfitoi edhe nga dalja e Gagliardini-t në pjesën e parë.

Napoli kaloi në avantazh në minutën e 67 Anguissa e ndali topin në rrjetën e zikaltërve dhe ndezi festën në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Lukaku shtyu në rrjetë topin e pasuar nga Dimarco, por festa e zikaltërve zgjati pak.

3 minuta më vonë Di Lorenzo shënon një nga jashtë zone dhe i jep avantazhin Napolit. Avantazh që thellohet në minutën e 4 të shtesës, kur pas një kundërsulmi Gaetano i dërgon shifrat në 3-1.

Me këtë humbje, Interi afrohet -2 nga Milani kur mbeten edhe dy javë ndërsa Lazio shkëputet në vendin e tretë. Suksesi i bardhekaltërve 1-0 në Udine e afron shumë skuadrën e Sarrit me objektivin Champions sepse një fitore në ndeshjen e radhës me Cremonesen do të thotë edhe zyrtarisht bileta për në komopeticionin e rëndësishëm europian.