Xhordan Henderson, kapiteni i Liverpulit, ka vendosur të organizojë një mbledhje të kapitenëve të Premier Ligës për të diskutuar çështjen e Superligës së krijuar nga 12 klube, mes të cilave edhe ai i tiji. Futbollisti mendohet se do të jetë lideri i një lëvizje të mirëfilltë që do të mbajë qëndrim kundër sa i përket zhvillimit të këtij aktiviteti nëse tifozët do ta kundërshtojnë.
Lojtari 30-vjeçar shihet nga të gjithë si një figurë shumë e respektuar ndërsa në Angli janë të bindur se ai nuk do të ketë aspak frikë të flasë kundër klubit të tij, edhe pse mund të rrezikojë vazhdimësinë te kjo skuadër.
Liverpuli ka qenë një nga klubet që ka pasur dyshime për t’iu bashkuar projektit dhe sipas mediave të ndryshme po mendon tërheqjen duke parë reagimin e fortë të tifozëve të vet.
Lojtarët e klubeve të përfshira gjenden mes dy zjarresh, por shumë prej tyre nuk kanë ngurruar të dalin kundër klubeve që janë pjesë e këtij projekti. Lojtarët e Mançester Junajtid kanë zhvilluar të hënën një mbledhje emergjence me shefin ekzekutiv Ed Uduard, të cilit i kanë bërë të qartë se ishin shumë të pakënaqur se pse nuk ishin lajmëruar para se gjithçka të përfundonte në mediat ndërkombëtare. /vipsport/