Sokol Cikalleshi është 31 vjeç dhe në Kombëtare luan në disa role, ndonëse atë natyral ka sulmuesin. Kavajasi tashmë është në kulmin e karrierës së tij dhe natyrisht që eksperienca e ndihmon shumë.

Sot, sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ishte një nga më të mirët në fushë, për skuadrën e tij, në humbjen 5-3 që Koniaspori pësoi në transfertë ndaj Rizesporit.

Kavajasi, në sfidën e sotme asistoi në minutën e 6-të, për futbollistin Guilherm, ndërsa në të 12-tën minutë, ai në saj edhe të formës së tij mjaft të mirë, gjeti edhe rrugën e rrjetës, duke i dhënë avantzhin skuadrës së tij.

Por, lojtarët e Koniasporit, nuk arritën ta menaxhonin këtë rezultat me dy gola në favorin e tyre, duke u përmbysur nga skuadra vendase, e cila arriti të shënonte plot 5 gola nga minuta e 21-të deri në 82-shin.