Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELojtarët më të mirë dalin nga balta, leksioni nga futbollisti që tani...

Lojtarët më të mirë dalin nga balta, leksioni nga futbollisti që tani kushton 1.8 mln euro

Myrto Uzuni ishte një nga lojtarët shqiptarë që shpërthyen në Kroaci, edhe pse kualitetin e kishte treguar me Lacin dy vite më parë, e tashmë do të testojë veten në një kampionat të ri, pas zyrtarizimit të sulmuesit beratas tek Ferencvaros në Hungari.

Talenti shqiptar është larguar nga Lokomotiva e Zagrebit, për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, me 300 mijë euro në sezon.

Uzuni ka mbërritur në Hungari dhe është prezantuar me ekipin e tij të ri, edhe pse duhet më parë të mbyllë kampionatin me kroatët, për tu transferuar në klubin e Budapestit vetëm në shtator.

Rrugë e gjatë e bërë nga Uzuni, që u rrit në moshat e Tomorrit, skuadrës së vendlindjes, e meqë ndodhemi në Berat, menaxheri i sulmuesit shqiptar, Franci Bode, ka treguar një foto të Myrto Uzuni ku shumë vite më parë ka luajtur në baltë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments