Dy dite me pare permes nje falenderimi te shperndare ne rrjetet sociale, sulmuesi Fahrudin Djurdjevic i falenderoi te gjithe pjestaret e Vllaznise per bashkepunimin duke shpjeguar “divorcin” me kete skuader.

Nderkohe diten e sotme ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga ana e vete klubit Vllaznia. Me nje postim te shperndare permes faqes zyrtare, kuqeblute bejne te ditur se rruget me kete lojtar jane ndare ketu.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunim me futbollistin Fahrudin Djurdjevic. KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!
Thank you Fahrudin!”- shkruhet ne kete njoftim.

Duket se vetem sot ka ardhur edhe nenshkrimi i marreveshjes me lojtarin dhe rruget e tyre jane ndare me mirekuptim duke i uruar suksese njeri- tjetrit. Duhet thene se Djurdjevic ne fakt asnjehere nuk e justifikoi ashtu si duhet besimin e drejtuesve kuqeblu, ndoshta edhe ngaqe ka qene i pafat per shkak te disa demtimeve qe ka kaluar./SHKODRA-SPORT.COM/