Lajmet e mira për “Albanian Ajax School” vazhdojnë. Pas transferimit të futbollistit të saj Esli Sala në Maltë dhe thirrjes së tij edhe në kombëtaren U20, kanë ardhur lajme të tjera shumë pozitive. Futbollisti Paulo Pjeshka është grumbulluar së fundmi me kombëtaren U17 për turneun që është duke zhvilluar në Maltë madje sot ka luajtur titullar në formacion ndaj kombëtares së Anglisë.

Ndërkohë futbollisti tjetër Arber Daija është grumbulluar me kombëtaren U20 dhe ka luajtur në miqësoren ndaj Besës. Ndërkohë sot ka ardhur lajmi tjetër që edhe futbollisti Kevin Haveri është grumbulluar nga kombëtarja U19 për miqësoren që ajo do të zhvillojë ditën e mërkurë ndaj Dinamos.

Kjo është bërë e ditur nga vetë AAS përmes faqes së tij zyrtare kur shkruan: “Ne jemi te gezuar qe lojtari i AAS U19 Kevin Haveri do te jete pjese e Albania U19 ne ndeshjen e kontrollit e cila zhvillohet diten e merkure date 16 Janar ora 10.00 ne kompleksin sportiv “Internacional”, Peze Helmes kunder AF Dinamo (ekipi i pare).

Me kete rast le te bashkohemi te urojme Kevin suksese ne kete eksperience e Albania U19 pas prezantimit te suksesshem me Albania U17″!