Jemi në përfundim të sezonit dhe zërat e merkatos në Superiore, janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Një prej lojtarëve më të përfolur, është sulmuesi brazilian i Kukësit, Vitor Feijao. 25-vjeçari ka luajtur 30 ndeshjë në Superiore këtë sezon, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.

Edhe në sfidën e fundit të luajtur në “Kukës Arena”, ishte pikërisht Feijao ai që i dha fitoren verilindorëve me golin e tij kundër Skënderbeut. Edhe pse ka zëra të shumtë për të ardhmen e tij, ka qenë vetë Feijao i cili për shtypin e shkruar, i cili ka konfirmuar se për momentin, është i fokusuar vetëm te ndeshja e fundit kundër Tiranës.

“Kam kontratë edhe vitin tjetër me Kukësin dhe për momentin, jam i fokusuar vetëm te ndeshja me Tiranen. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe ta fitojmë sfidën e fundit”, tha mes të tjerash braziliani.

Kuptohet qe merkatoja eshte ne prag dhe tashme çdo dite do te degjojme lajme te tilla per interesime, oferta apo dhe kalime lojtaresh sa ne njeren skuader ne tjetren.