Abissnet Superiore ka mbyllur sezonin 2021/22. Tirana u shpall kampione, në anën tjetër Dinamo me Skënderbeun ranë nga kategoria. Për klube flet vetë renditja, ndërsa në cilësitë individuale lojtarët kanë statistika të tjera. Supersport ka treguar nëpërmjet videoanalistit Fation Bardhi “Top 5” dribluesit më të mirë këtë sezon.

Renditja kryesohet nga Liridon Latifi i Vllaznisë që ka kryer plot 213 driblime. Sulmuesi pas rikthimit në Shqipëri, nuk duket të ketë mbetur në hije, pavarësisht se shkëlqimi i dikurshëm është akoma larg.

I dyti është Mentor Mazrekaj, që nuk kishte si të mungonte kur bëhet fjala për driblime. 33- vjeçari realizoi 203 driblime me Laçin. Jackson i Egnatias ndjek me 189, si përfaqësues i brazilianëve, ndërsa pas tij vjen Seferi me 179.

Top 5 mbyllet me Skukën i cili realizoi 178 driblime, por vlen për t’u theksuar se sulmuesi u afrua te Partizani në merkaton e janarit, ndërsa me Dinamon më parë nuk kishte pasur minuta të plota.