Kukësi mundi 1-0 Skënderbeun në takimin e vetëm të luajtur sot në Abissnet Superiore. Verilindorët do komplikonin gjithçka në minutën e 37-të, pasi portieriTafas del me karton të kuq nga fusha, për shkak të një ndërhyerje.
Në minutën e 82-të, pak sekonda pas aktivizimit, Vasil Shkurtaj kalon në avantazh kuksianët. Menjëherë pas 90 minutëshit radhën e patën protagonistët, për të dhënë mendimin e tyrë në Gol Pas Goli. Trajneri i Kukësit, Diego Longo u shpreh:
“Ndeshja– Ishte një fitore e bukur. Ishte një fitore karakteri. Isha i qetë gjatë gjithë ndeshjes. E dija që do bënim atë që donim të bënim.
Ndërrimi i Shkurtaj duhej bërë më shpejt? Golin nuk e solli zëvendësimi, por Shkurtaj. Shkurtaj ishte në Tiranë paradite, pasi klubi kinez nuk kishte mbyllur dokumentacionin. E di që mund të na ndihmoj më shumë. Shkurtaj është në 1 përqindëshin e tij. Mendoj se me kualitetin dhe eksperiencën që ka, di të menaxhojë situatën. Shpresoj që të mos ketë ndonjë dëmtim.
Situata- Nuk është vetëm ndeshja e dobët me Dinamon, por vinim nga një periudhë e vështirë. Te ne kanë ndikuar Coronavirus dhe dëmtimet. Kushdo që hyn në fushë, duhet të sakrifikojë.
Pozicioni i Musta- Musta mund të luajë kudo. Madje, ai mund të bëjë edhe rolin e portierit. Musta mund të jetë mbrojtës, mesfushor dhe sulmues. Nga ndeshja tjetër mund ta shikoni në një tjetër pozitë.
Merkato– Nesër do jetë afrimi i fundit në merkato. Për këtë afrim, falenderoj drejtorin sportiv Pejic dhe Presidentin e Nderit, Gjici. Si transferim është i vonë. Emër? Nuk e them dot sepse nuk është puna ime. Të gjithë punojmë” – tha ai./newsport/