Vllaznia do te luaje sot ne oren 17.45 ne “Elbasan Arena” ndaj Partizanit, te paren ndeshje gjysmefinale te Kupes se Shqiperise se ketij sezoni.

Skuadra shkodrane ne fakt edhe kete here nuk do jete “vetem”. Kjo sepse grupimi i tifozeve “Vllaznit Ultras” ka vendosur qe te udhetoje drejt Elbasanit per te qene perkrah skuadres ne kete ndeshje te rendesishme.

Sipas njoftimit te shperndare ne faqen e tyre ky grupim, ata kane bere te ditur se nisja drejt Elbasanit do te behet ne oren 14.00 prane Teatrit “Migjeni”.

Duhet thene se me riorganizim e bere, ky grupim i ka dhene tjeter bukuri ndeshjeve te Vllaznise, gje qe i kishte munguar prej kohesh stadiumeve ku ajo luan dhe sidomos ne “Loro Boriçi” ku dhe numri i tyre eshte me i madh./SHKODRA-SPORT.COM/