Kukësi arriti të merrte fitoren e radhës në kampionat. Skuadra verilindore mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Egnatian në Laç. Sfida u vendos nga golat e shënuar nga Basa dhe Milunovic në pjesën e dytë dhe me këtë fitore, Kukësi afrohet me vetëm një pikë larg nga Tirana kryesuese. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli, trajneri i Kukësit, Diego Longo u shpreh:
“Gjithmonë hedh në fushë lojtarët më të mirë, kam 25 lojtarë në skuadër dhe gjithmonë nuk i shikoj me emra, por kush është gati për të qenë titullar. Është hera e parë që kur kam ardhur që isha i bindur që nga momenti i parë e deri në fund që do ta fitonim këtë ndeshje sot. Dua të përgëzoj lojtarët e mi për ndeshjen e sotme pasi kemi bërë ndeshjen më të mirë këtë sezon”.
Goli i anulluar? “Nuk dua të gjykoj arbitrat, jam trajneri, por nuk e kuptoj se përse dy sekonda pasi Basa pasoi topin ai e ndaloi lojë. Duhet të kishte lënë që aksioni të mbaronte dhe më pas ta vendoste me VAR”.
Eleminimi nga Kupa? “E kam thënë, vetëm dikush që nuk e ka parë ndeshjen në Kupë që ne na është anulluar një gol. Sot luajtëm në një fushë shumë të mirë dhe për këtë arsye luajtëm kaq mirë”, u shpreh Longo./newsport/