Vllaznia U19 ne volejboll per meshkuj ka barazuar gjithçka sa i takon ndeshjeve finale duke e çuar tashme perballjen me Partizanin ne perballjen e trete e cila do te luhet diten e shtune ne kryeqytet dhe qe do te vendose se kush do jete kampionia e Shqiperise per kete sezon.

Takimi i pare ne mes ketyre dy skuadrave eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte ndjekur me shume interes nga nje numer i konsiderueshem tifozesh te Vllaznise, por edhe te Partizanit, te cilet i kane dhene bukuri atij.

Seti i pare eshte fituar 25-17 nga Vllaznia, e ndersa i dyti eshte fituar edhe me lehte prej saj 25-13. Epersia e kuqebluve vijoi edhe ne setin e trete duke udhehequr deri 10-2, por pikerisht ne keto momente shkodranet shfaqen shenja nenvleresimi dhe nga kjo e pesuan.

Partizani u zgjua dhe e fitoi kete set 29-27 duke i çuar setet ne 2-1. E njejta gje si ne takimin e pare ne Tirane, por kete here ishte ndryshe. Vllaznia nuk toleron ne setin e trete duke e fituar ate 25-20 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen ne shifrat 3-1.

Kjo i ka barazuar numrin e ndeshjeve finale ne 1-1, çka do te thote se per te shpallur ekipin kampion do te luhet edhe nje ndeshje e trete javen e ardhshme ne Tirane./SHKODRA-SPORT.COM/