Ndarja nga jeta e ish-komentatorit të njohur sportiv Kosta Grillo ka shokuar mbarë opnionin sportiv dhe jo vetëm. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar me një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka deklaruar se Kosta ishte një personazh mjaft i dashur për sportdashësit shqiptar të cilët prej vitesh kanë përjetuar emocionet e ndeshjeve të futbollit nga ekrani i televizorit me komentin e Kosta Grillos.

POSTIMI I PRESIDENTIT TË FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT, ARMAND DUKA –

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit e komentatorit të mirënjohur sportiv, Kosta Grillo, cili nuk ia doli dot të fitojë betejën me Covid-19.

Një personazh mjaft i dashur për sportdashësit shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë përjetuar emocionet e ndeshjeve nga ekrani i televizorit me komentin e Kostës. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!”