Futbolli i femrave ka nisur sezonin e ri 2021/22 fundjavën e kaluar. Një vit që pritet të shohë sërish protagoniste vajzat e Vllaznisë me në krye trajnerin Nikolin Leka. Pikërisht kreu i pankinës kuqeblu i ftuar në “Star Sport” mbrëmë foli për fillimin e kampionatit, por edhe Superligën dhe Vllazninë në veçanti.

Leka:” E kemi filluar kampionatin me një fitore shumë të thellë në shifrat 14-0. Fitore e madhe, por që nuk janë surprizë tashmë për askënd për faktin se të gjithë e dinë seriozitetin dhe punën që bëhet tek Vllaznia e femrave.

I dhamë shansin të luanin edhe dy vajzave 15-vjeçare pasi po mendohet edhe për të ardhmen. Shpresojmë në një kampionat sa më të fortë.

Vllaznia ? Realisht nuk ishte rezultati që u priste në Korçë. Por, dua të ndalem pak tek rasti ku Adili mori të kuqin. Lojtarët kanë grindjet e tyre në fushë dhe është arbitri që i zgjidh ato.

Dhe jo të ndodhë si në rastin e trajnerit të Skënderbeut, Memelli që shkon dhe provokon më tepër. Vllazninë e shoh shumë pretendente dhe ky pushim 2 javor do i bëjë mirë që të rikuperohen si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht”.
Endri ÇINARI