I ftuar mbrëmë në emisionin sportiv “Star Sport” ishte trajneri i Tërbunit, Elvin Beqiri. Ish-kapiteni i Vllaznisë foli për ecurinë pozitive të skuadrës së tij në Kategorinë e Parë, por nuk harroi as kuqeblutë në komentet e tij.

Ish-mbrojtësi tha:” Tërbuni ka bërë një start shumë të mirë të kampionatit. Morëm një fitore të vështirë kundër Apolonisë. Kemi një ekip me eksperiencë, ku disa prej lojtarëve madje kanë luajtur edhe në Superligë.

Duam ti marrim takimet me rradhë dhe të vendosim objektiva pas çdo ndeshjeje sepse ky kampiona është shumë i vështirë. Si ekipin më të fortë të ligës shikoj Bylisin”.

Vllaznia: “Mendoj se barazimi në Korçë ishte një rezultat i drejtë duke parë se si shkoj ndeshja. Vllaznia mund të merrte edhe një rezultat më negativ. Si problem shoh harmonizimin e futbollistëve.

Pasi lojtarë si Heriç, Diagne, Aralica apo edhe Hakaj erdhën pas kupave të Europës dhe ende duhet të përshtaten me skuadrën dhe filozofinë e Brdariç. Tashmë ndeshja e rradhës pas 2 javësh kthehet në detyrim fitorja për Vllazninë kundër Dinamos”.
Endri ÇINARI