Në Shkodër ka shumë emra trajnerësh që kanë shkruar historinë duke drejtuar Vllazninë por edhe ekipe kombëtare etj.

Pak kilometra më tutje, në Koplik ka një skuadër që luan futboll prej vitesh- Veleçiku.

Kanë provuar ta drejtojnë edhe emra të tillë si Sabah Bizi e me rradhë, por në fakt, njër trajner që ka lënë emër dhe vazhdon të shkruajë historinë me këtë skuadër, është Besnik Duli.

E ka përsëritur edhe dje të njëjtën gjë duke fituar ndaj Shkumbinit dhe duke e ngjitur Veleçikun përsëri në kategori të parë.

Për të disatën herë këto 16 vitet e fundit. Dhe në fakt, ai ndjehet mirë për këtë gjë.

Madje, nuk ka ndër mend të heqë dorë krejt kollaj nga kjo detyrë sepse nga viti në viti, koplikasit i urojnë edhe shumë emocione.

Ja si është shprehur ai pas suksesit të djeshëm: “Ishte nje ndeshje shume e luftuar.

E kishim vleresuar shume mire kundershtarin duke i marre te gjitha masat per kete ndeshje. Dje arritem te tregojme forcen e vertete te skuadres sone, ku arritem te fitojme ndeshjen me merite te plote.

Falenderoj te gjithe skuadren dhe kete tifozeri te mrekullueshme qe na ka mbeshtetur gjithe sezonin.

Gjithashtu falenderoj kryetarin e bashkise Tonin Marinaj dhe donatorin Shpetim Halaj qe na kane mbeshtetur ne arritjen e ketij suksesi dhe mendoj qe do te paraqitemi denjesisht edhe ne kategorine e pare.”
© shkodrasport.com