Sot është mbyllur kampionati i Kosovës në futboll dhe Dritan e Gjilanit pas barazimit 0-0 ndaj Prishtinës, ka arritur të shpallet kampion.

Një sukses i pritshëm i kësaj skuadre e cila ka kryesuar në shumicën e kohës gjatë gjithë kampionatit.

Interesant është fakti se përballë njëri- tjetrit në këtë finale kanë qenë një ish- futbollist i Vllaznisë dhe një ish-trajner i saj.

Liridon Leci, ish-mbrojtësi i majtë i kuqebluve rreth 10 vjet më parë, ia ka dalë të triumfojë me skuadrën e tij.

Ndërkohë humbësi në këtë sfidë është ish- trajneri i Vllaznisë Mirel Josa i cili këtë sezon ka drejtuar Prishtinën.

Ka qenë një ndeshje e luftuar në të gjitha drejtimet por që në fund nuk dhuroi gol.

Një rezultat i tillë i shërbeu Dritës për t’u kurorëzuar. Nuk kanë munguar as aktet e dhunës në mes dy tifozërive dhe as kartonat e kuq
© shkodrasport.com