Dinamo-Kukësi përfundoi 0-1, në ndeshjen që vlejti për javën e shtatë të Kategorisë Superiore. Goli erdhi në minutën e 28-të nga Basa. Ky i fundit gjen mirë rrjetën, duke dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar.
Kryeqytetasit patën disa raste për të vendosur ekuilibrat, por nuk i shfrytëzuan siç duhet. Menjëherë pas 90 minutëshi për mikrofonat e Supersport foli trajneri i Kukësit, Diego Longo, i cili mbante mbi supe edhe një shallë (atë të Kukësit).
“Ndeshja- Nuk e di nëse mund ta quaj dashuri, por është ndjenjë që jam afër me lojtarët, por po bëjmë mirë dhe jam shumë i lumtur.Normalisht nuk luajtëm vetëm, kishim një kundërshtar që në pjesën e dytë bëri shumë mirë. Ndonjëherë gjatë sezonit duhet të mbrohesh për të qenë i sigurt. Ne nuk pësuam gol dhe kjo është ndeshja e dytë radhazi që nuk pësojmë.
De Lucas? Normalisht ndonjëherë gjatë sezonit ka momente kur duhet të shënon dhe sot ishte momenti, prandaj ishte zëvendësimi që të mbanim më shumë topin, por nuk mendoj se vuajtëm shumë në pjesën e parë.
Krahasimi mes Kukësit dhe Ksanthit: Sa i përket mentalitetit mund të them se jemi të njëjtë, por sa i përket stilit të lojës jo. Te Ksanthi kishim synim të mbanim topin, por këtu duam të luajmë me vertikalizime. Këtu ndodh se janë dy kampionat te ndryshme. Sa i përket krahasimit të presidentëve e doja presidentin e Ksanthit si atë të Kukësit tani dhe i respektoj shumë.
Balanca: Është gjithçka rreth balancave të skuadrës, ndaj Teutës dhe Laçit e humbëm disi balancën, ndërsa ndeshjet e fundit kemi filluar ta ruajmë balancën. Nuk dua ta ndryshoj shumë formacionin që mos të krijoj disbalanca” – tha ai./newsport/