Kukesi i sivjetem pritet te jete krejtesisht nje enigem. Skuadra ka pesuar shume ndryshime ne krahasim me nje sezon me pare, duke filluar qe nga trajneri e deri tek lojtaret.

Ne pankinen e kesaj skuadre eshte ulur italiani Diego Longo i cili do të bëjë debutimin e tij si trajner i Kukësit këtë të diel në Rrogozhinë përballë Egnatias dhe italiani shpreson ta nisë me këmbën e mbarë.

Ai ka folur sot per mediat, teksa eshte ndalur edhe tek ekipet qe ai mendon se do t’i kete rivale dhe qe jane njekohesisht edhe pretendente ne sezonin e ri futbollistik.

“Kam parë mirë Partizanin dhe kanë shumë kualitet, me lojtarë cilësorë dhe kanë pamjen e një ekipi që ka eksperiencën për të fituar, janë një klub solid. Shoh mirë Tiranën, Vllazninë dhe Teutën kampione. Në letër mund të thuhen shumë gjëra, por ato janë skuadrat për t’u mundur dhe janë katër.

Sipas meje, është e vështirë për t’i arritur, por ne mund t’i kalojmë vetëm nëse mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”- eshte shprehur nder te tjera Longo./SHKODRA-SPORT.COM/