Julen Lopetegui nuk e mendon ende pushimin nga puna, të paktën kështu deklaroi pas humbjes të Realit në Alaves trajneri i Los Blancos, por në të vërtetë i sheh me frikë statistikat.
Ish-trajneri i Spanjës ka bërë diçka të rrallë, sepse skuadra e tij nuk shënon prej 4 ndeshjesh.
Vetëm 2 trajnerë në historinë e Realit e kanë bërë këtë gjë: Amancio në 1985 u pushua direkt, Boskov në 1982 u pushua 11 ditë më vonë.
Pa gol prej 6 orësh e 49 minutash, Lopetegui ka vetëm 14 pikë në 8 ndeshje. Në historinë e Realit vetëm 10 trajnerë kanë bërë më keq në 8 javë.
Trajneri i fundit i pushuar nga puna te Reali, Rafa Benitez, kishte 4 pikë më shumë dhe kryesonte pa humbje. Kur u largua, në janar, Benitez kishte humbur vetëm 3 ndeshje kampionati./teleport/