Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLLuajnë në Ligën e Konferencës, Partizani kryen testet anti-COVID: Ju bëjmë me...

Luajnë në Ligën e Konferencës, Partizani kryen testet anti-COVID: Ju bëjmë me dije se…

Skuadra e Partizanit i është nënshtruar testeve mjekësore antiCOVID-19, ku të gjithë lojtarët dhe stafi kanë bërë tamponin.

Në zbatim të rregullave të protokollit shëndetësor klubi i Partizanit në prag të sfidës ndaj Stinful George, në Ligën e Konferencës e cila do të zhvillohet të enjten në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, ka kryer tamponin për të gjithë pjestarët e klubit. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi i Partizanit me anë të një komunikatë zyrtare në sajtin e saj.

NJOFTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT –

“FK Partizani njofton se i gjithë ekipi ka kryer sot paradite testet për COVID-19.

Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të UEFA-s për përfaqësimet në Ligën e Konferencës, të gjithë lojtarët dhe stafi , iu nënshtruan tamponëve.

#PërjetMeTyPartizan🔴 #UECL”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments