HomeKRYESORELuajti me 12 lojtarë kundër Freiburg, Gjykata Sportive jep vendimin për Bayern...

Luajti me 12 lojtarë kundër Freiburg, Gjykata Sportive jep vendimin për Bayern MUNCHEN

Bayern Munchen rrezikonte të dënohej për shkak se luajti për disa sekonda me 12 lojtarë kundër Freiburg.

Por, Gjykata Sportive e Federatës Gjermane të Futbollit ka refuzuar apelimin e bërë. Ajo ka lënë në fuqi fitoren 4-1 të bavarezëve duke sheshuar në këtë mënyrë gjithë zërat për një dënim të mundshëm.

Bayern Munchen luajti për 18 sekonda me 12 lojtarë në fushën e blertë. Sabitzer u fut në minutën e 84-të, ndërkohë që Coman ishte ende në lojë. Kësisoj, Freiburg apeloi në Gjykatën Sportive duke kërkuar fitoren 4-1 në tavolinë.

Kryetari i Gjykatës është shprehur se Bayern kishte pak faj për atë që ndodhi. Sipas tij, problemi ka qenë te arbitrat që duhet të prisnin që lojtari i bavarezëve të dilte nga fusha dhe më pas të futej Sabitzer.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments