Opinion nga Roland LUÇI

Pikerisht para nje viti, me 3 tetor te nje viti me pare, Gianni de Biasi u nderua nga nje universitet shqiptar me titullin e larte akademik “Doctor Honoris Causa”.
Krahas ketij titulli z.de Biasi ka marre nga presidenti shqiptar “la cittadinanza onoraria” dhe disa medalje trimerie, nga kryeministri pritje solemne dhe nje shuk me para ne forme premioje, nga FSHF nje rritje te majme rroge dhe nga disa bashki titullin e qytetarit te nderit te tyre.

Duke e konsideruar më të nderuarin titullin akademik te mesiperm, ne kete pervjetor te pare i uroj zotit dr.h.c. de Biasi edhe me tej suksese ne boten honorifike (inflacioniste) shqiptare, njekohesisht te harroje se eshte rruges per ne celularin e tij ajo sms-ja e famshme nga Anglia, Italia, Kina apo Kroacia dhe te perqendrohet te ndeshja e radhes ndaj Principates se Lihtenshtajnit, te cilen de Biasi e vleresoi si nje ndeshje shume te veshtire!
E meqe perveç “futbollit akademik” ra fjala dhe te futbolli i luajtur origjinal ne fushe, de Biasi dhe FSHF me sa duket si kundershtar gjenetik po shikojne te kristalizohet perfaqesuesja e Kosoves, drejtuesit e se ciles po ashtu konsiderojne perfaqesuesen e Shqiperise. Ne kete kuader tashme hapur ka shperthyer ambicja kush ti rrembej njeri-tjetrit futbollistet shqipfoles kudo qe te jene dhe sado potencial qe te kene duke i joshur dhe aktivizuar qofte dhe minimalisht ne nje ndeshje te tille “te veshtire” ndaj Lihtenshtajnit dhe keshtu duke ju hequr pergjithmone mundesine qe te aktivizohen me “bashkeatdhetaret rivale”. Si karrem terheqes per futbollistet nga Kosova do te sherbeje dhe emerimi i sigurte sipas meje i Lorik Canes ne nje post kryesor ne FSHF ne te ardhmen e afert.
Nga ana e tyre kosovaret therrasin ne perfaqesuesen e tyre dhe talente gjysem femije per te cilet dyshohet dhe te kene kapur limitet e lejuara te moshes se aktivizimit…
Nderkohe fakti i turpshem qe (po te jete i vertete lajmi) ne ndeshjen e radhes ne Shkoder te perfaqesueses se Kosoves nuk do te lejohen flamuj kombetare shqiptare ashtu si nuk u lejuan ne Finlande para pak javesh, do te perbeje nje precedent me pasoja qe shkojne shume me larg se futbolli ne thellimin e ndarjes jo vetem mes perfaqesueseve tona.
PS: Perdora me siper termin “ekipe perfaqesuese”, se si shqiptar me vjen turp te flas per kombetare te Kosoves dhe kombetare te Shqiperise!