Ish-futbollisti i Vllaznisë së viteve ’80 Edmond Lufi siç dihet prej disa vitesh ka nisur të bëjë punën e trajnerit, pasi ka mbyllur karrierën e tij në Maltë. Pikërisht në këtë vend, ai ka nisur punë si trajner dhe së fundi ka drejtuar ekipin Mosta që merrte pjesë në Superligën e këtij vendi. Por vetëm pak ditë më parë, Lufi u detyrua të jepte dorëheqjen nga kjo detyrë sepse rezultatet e skuadrës nuk ishin ato të duhurat. Vendimin e mori pas humbjes brenda në fushën e vet me rezultatin 2-5 ndaj Hamrun Spartans.

Trajneri shkodran Edmond Lufi  më parë ka drejtuar në këtë shtet ekipe si Pieta Hotspurs (me këtë skuadër ka luajtur edhe si futbollist) dhe San Gëann por ky vit ishte për të i pari në futbollin elitar. Lufi u shpreh se nisja jo e mirë e kampionatit ishte përgjegjësi kryesore e tij dhe se nuk ndihej mirë aty duke dhënë dorëheqjen që u pranua nga drejtuesit e klubit Mosta.
© shkodrasport.com