Pasditen e sotme është luajtur në “Reshit Rusi” ndeshja e kthimit e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Ndaj një Mamurrasi “të dorëzuar” e që kishte ardhur në Shkodër jo me formacionin e tij më të mirë, Vllaznia në fakt ka hedhur në fushë një 11-she ku binte qartë në sy aktivizimi i disa prej titullarëve si Bicaj, Cicmil, Gocaj, Shtubina e ëeitzer. Ka qenë ky i fundit që do të shënonte dy gola në minutat e fundit të pjesës së parë, pikërisht në ’32 dhe ’37 dhe 45 minutat e para do të mbylleshin me rezultatin 2-0 për vendasit.
Në të dytën, trajneri Cungu do të aktivizonte edhe lojtarë të tjerë për t’i dhënë më shumë frymëmarrje lojës dhe në fakt do të ketë sërish gola në minutat e fundit të saj. Autor i këtyre dy golave të shënuar do ishte sërish i njëjti- futbollist, Erald Çinari. New minutat e fundit te ndeshjes nderkohe, gjyqtari ka akorduar nje 11-metersh per miqte qe eshte ekzekutuar nga Udemezue por portieri Selimaj eshte treguar i sakte duke e grushtuar topin. Ai do të kompletonte në këtë mënyrë fitoren 4-0 të Vllaznisë e cila kishte fituar 3-0 edhe ndeshjen e parë dhe tashmë e sheh vetennë turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, tur ku do të ndeshet me ekipin e Kamzës.
VLLAZNIA- MAMURRASI 4-0
VLLAZNIA: Selimaj, Gocaj, Cicmil, Bicaj, Shtubina, Erkoçeviq, Kruja, Çinari, Weitzer (Dyca 46′), Kalaja, Dibra (Hoxha 70′). Tr: A. Cungu
Mamurrasi: Muho, Malaj, Bajo, Lleshi (Ndoca 52′), Dedgjonaj, Shkalla, Shahini, Udemezue, Trungshi, Tota, Shijaku. Tr: A.Blloku
Shënues: Weitzer 32’37’, Çinari 80′, 82′
Gjyqtarë: A. Ujka (Fushë- Krujë)
© shkodrasport.com