Opinion nga Adriatik Dosti

Pas humbjes se rende te Vllaznise ne javen e peste te Superliges ne Korce, trajneri Cungu ka shperthyer ne akuza e kritika te ashpra ndaj ekipit e lojtareve te tij.Ne pamje te pare nje reagim i tille duket krejt normal, por….

Pyetja qe duhet bere normalisht e me llogjike te ftohte ne rastin konkret, perpara se te kalohet tek akuzat e pergjegjesite e humbjes eshte kjo:
Ne kete ndeshje Vllaznia ishte ekip prites. Meqenese UEFA e kondicionoi stadiumin e saj te ri per shkak te dy takimeve shume te rendesishme nderkombetare Kosove – Kroaci dhe Albania – Spanje, ajo duhet te luante diku tjeter.
Atehere pse pikerisht zgjodhi te luante ne Korçe duke ju bere vendasve nje tjeter favor te madh e duke ju a dhuruar pothuajse rrezultatin e ndeshjes ende pa u zhvilluar ajo?
Fare mire shkodranet mund ta luanin ndeshjen e tyre te rradhes si ekip prites ne fushen e ”Reshit Rusit ” ku edhe luajten gati te plote nje sezon te tere ne edicionin e shkuar. Po keshtu, fare mire mund te luanin ne Lezhe ose ne Laç a diku tjeter….
Ndaj per Cungun a dike tjeter aty ne ne krye te Vllaznise ajo”mbledhja e fameshme ” per te kerkuar e denuar shkaktaret e humbjes se rende ne Korce, mendoj se duhet te nise pikerisht qe nga ky fakt: perzgjedhja e ndeshjes per tu luajtur ne Korce. me pas shkaqet e tjera dalin vetvetiu.Nuk ma do mendja qe Vllaznia e sotme qe mezi siguroi mbijetesen nje edicion me pare te kete ate lloj luksi e sigurie, fjala vjen si Barcelona, Real M, Bajern M, Juventusi, Mancester J, etj, qe te mos ta kete fare problem fushen ne te cilen luan!!!
Qofsha i gabuar, por dicka sikur nuk shkon…