Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELuajti ndaj Arsenalit, talenti shkodran krenohet me Xhakën dhe Mustafin

Luajti ndaj Arsenalit, talenti shkodran krenohet me Xhakën dhe Mustafin

Talenti shqiptar me origjine nga Shkodra, Erald Lakti, është grumbulluar nga trajneri Vinçenco Montela, me ekipin e parë të Fiorentinës.

 

Lakti Fiore

 

19-vjeçari, i cili sezonin e shkuar ishte kapiten i të rinjve të ekipit vjollcë, u aktivizua në minutën e 84-të, në miqësoren ndaj Arsenalit, që u zhvilluar në Amerikë, ku “topçinjtë” triumfuan me rezultatin e pastër 3-0.

 

Lakti5

 

Lakti ka përfituar nga kjo përballje për të pozuar me 2 futbollistët shqiptarë të Arsenalit, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

 

Xhaka

Këto foto talenti shqiptar, i ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, të shoqëruara me flamurin kuqezi, si dhe me emojin e shqiponjës dykrenare.

 

Lakti222

Kujtojmë që 19-vjeçari është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, teksa e ardhmja e tij duket tepër premtuese.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments