Kur ishte 18 vjeç la moshat e Vllaznisë dhe preferoi që të kontribuonte te Tërbuni i Pukës në Superiore. Aty zuri shpejt vendin e titullarit, duke rënë në sy si një mbrojtës me perspektivë dhe një vit më vonë shkoi në Laç.
Me kurbinasit që kishin mjaft kualitete në ekip nuk e nisi si titullar, por sot që luan sezonin e tij të katërt aty është një nga më të spikaturit në skuadër.
E veçanta
Shkodrani Abdurrahman Fangaj në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, flet për gjendjen e mirë që po kalon ai dhe skuadra e Laçit, si dhe ndeshjen e radhës që kurbinasit do të luajnë në fushën e vet me Luftëtarin që mban vendin e parafundit.
“Është një kënaqi e veçantë pavarësisht moshës sime të re që unë të luaj 100 ndeshje me Laçin. Natyrisht që edhe ekipi ka meritë të madhe për mundësinë që më ka dhënë që unë të përfaqësoj këtë skuadër në Superioren shqiptare.”.
Atmosfera
“Në Laç kam pasur një mbështetje të madhe nga të gjithë, nga drejtuesit, shokët me më shumë eksperiencë, sepse kur kama ardhur kam qenë fare i ri, pavarësisht se edhe tashmë jam i ri, por kam pesë sezone në Superiore. Përshtypjet dhe atmosfera këtu janë shumë pozitive”.
Luftëtari
Por ndeshja e fundjavës, jo vetëm që duhet fituar për 3 pikët nga skuadra e Cungut, por edhe se do të jetë një ditë e shënuar për Fangajn në futboll. “Finalja me Kukësin ka qenë një ngjarje bukur, shkuam aty, pavarësisht se nuk e fituam.
Jam përgatitur që të shënoj edhe një gol, ekipi luan një ndeshje delikate ndonëse duket e lehtë në letër. Na duhen 3 pikët, të gjitha ekipet janë aty-aty dhe nuk na lejohet që të nënvlerësojmë askënd”, – tha Fangaj në fund të prononcimit të tij në prag të sfidës me bluzinjtë./Vipsport/