Vllaznia-Partizani është kryendeshja e mesjavës në “Abissnet Superiore”. Diferenca mes ekipeve është vetëm dy pikë dhe pritet një ndeshje me shumë emocion.

Vllaznia e ka rimarrë veten në kampionat, ku në tre ndeshjet e fundit ka marrë dy fitore dhe një barazim. Skuadra e Brdariç shihet si një ndër pretendentët kryesore për fitimin e trofeut dhe fakti që luajnë përballë tifozërisë së tyre në “Loro Boriçi”, është një motivim më shumë.

Nuk mbetet prapa Partizani, me të kuqtë që vijnë pas dy fitoreve radhazi ndaj Teutës dhe Skënderbeut. Një rezultat pozitiv ndaj shkodranëve do t i katapultonte në zonën evropiane.

LIVE VLLAZNIA-PARTIZANI 0-0

MINUTË PAS MINUTE

1’ Nis ndeshja në stadiumin “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxha, Da Silva, Latifi, Gjurgjeviç

Trajner: Tomas Brdariç

Partizani: Teqja, Gligorov, Belica, Sembene, Musta, Rrapaj, Kaçe, H.Marku, Mala, Stenio Junior, Cara

Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Florjan Lata