Të dy ata janë të lidhur shumë ngushtë me njëri- tjetrin. I sheh sëbashku në stërvitje por edhe jashtë saj kalojnë orë të tëra, çka verteton me se miri afrimitetin qe kane.

E kemi fjalën për mbrojtësin e Vllaznisë Olsi Gocaj dhe për mesfushorin Ardit Krymi, dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të kuqebluve, madje ky i dyti ka shënuar edhe në ndeshjen e fundit ndaj Korabit golin e vetëm të saj që i dha fitoren ekipin shkodran.

Por tashmë që skuadra e ka arritur objektivin e saj duke siguruar ngjitjen në Superligë, duket se të dy futbollistët kanë nisur të merren me një sport tjetër, me tenis.

Këtë e tregon më së miri kjo foto e publikuar në “instastory” nga Krymi që i tregon ata të dy në një fushë tenisi.
© shkodrasport.com