Vetëm 24 orë ka zgjatur bojkoti i basketbollistëve të Vllaznisë. Pasditen e sotme ata i janë rikthyer normalisht stërvitjes duke vijuar me seancën e rradhës nën drejtimin e trajnerit Fatjon Taraboshi.

Gjithçka duket se tashmë normalizuar dhe basketbollistët kuqeblu i janë bindur vendimit të klubit për zbritjen në një përqindje të fondit që kanë në dispozicon për trajtimin ushqimor.

Në fuqi duket se ka mbetur propozimi i fundit i drejtorit të klubit Mark Kroqi, për të patur një zbritje të vogël të fondit.

Ecuria jo e mirë që ka patur ky ekip në seoznin e kaluar, por edhe largimet e tre titullarëve së fundi, ka detyruar drejtuesit e klubit t’i shkurtojnë fondin këtij ekipi.

Kjo nuk u ka pëlqyer sportistëve të cilët ngritën zërin, madje edhe bojkotuan stërvitjen e së martës.

Megjithatë tashmë këto dilema kanë marrë fund dhe Vllaznia po përgatitet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë të premten në Durrës ndaj Teutës.
© shkodrasport.com

video-1539198858_(new)