Kastrioti do të luajë sot një ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Krutanët do të përballen me Dinamon në “Elbasan Arena”, rivalin direkt për mbijetesë dhe sfida do të nisë në orën 14:45. Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshje, Kastrioti i ka bërë një kërkesë të veçantë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Drejtuesit e skuadrës i kanë kërkuar Federatës që sfida e sotme të drejtohet nga gjyqtarë që mbajnë stemën e FIFA-s dhe të jetë një arbitrim korrekt që të mos ndikojë në rezultatin e takimit.

Tashmë ngelet për t’u parë nëse kjo kërkesë e Kastriotit do të plotësohet nga FSHF-ja apo jo. Dinamo dhe Kastrioti luajnë sot fatin e sezonit dhe për këtë arsye kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Blutë mbajnë vendin e parafundit në renditje, ndërsa krutanët vijnë më të qetë në këtë takim pasi janë në vendin e 8-të me 31 pikë, 8 pikë më shumë se Dinamo./newsport/